​Derbi Milan-Lazio, Hysaj pritet të luajë nga minuta e parë, Pioli vjen me shumë ndryshime

​Derbi Milan-Lazio, Hysaj pritet të luajë nga minuta e parë, Pioli vjen me shumë ndryshime

Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud dhe Simon Kjaer do të qëndrojnë në pankinën e Milanit, ndërsa Maurizio Sarri mund të zëvendësojë Manuel Lazzari me Adam Marusic në ndeshjen kryesore të kësaj javë në Serie-A ndërmjet Milanit dhe Lazios.

Këto dy skuadra takohen në “San Siro” sot në orën 18.00.

Trajneri i Milanit Stefano Pioli pritet të bëjë disa ndryshime në skuadrën e tij përpara ndeshjes të së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në “Anfield Road”, përcjellë KosovaPress.

Prandaj, Simon Kjaer do të mbetet në stol me kapitenin Alessio Romagnoli dhe Fikayo Tomori që do të luajnë në mbrojtje.


Sandro Tonali do të marrë vendin e tij në mesfushë së bashku me Franck Kessié, i cili bën debutimin e tij në këtë sezon. Ante Rebic do të jetë sulmuesi i vetëm i “Rossonerëve” me Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud në stol.

Këto janë formacionet e mundshme:

Milan: Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Florenzi, Diaz, Leao; Rebic.

Lazio: Reina; Marusic, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Pedro, Immobile, Felipe Anderson.

Lexo edhe

Video

error: