​Deputetja e PDK-së: Qytetarët në gjendje të rëndë, presidentja Osmani po heshtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani se po heshtë, derisa qytetarët po ballafaqohen me kriza të shumëfishta.

Ajo i bëri thirrje të parës së shtetit që të deklarohet lidhur me situatën e rëndë me pandeminë COVDI-19, çmimet e larta të produkteve dhe paralajmërimet për ngritje të çmimit të energjisë elektrike.


“Dua të flas për heshtjen e presidentes së vendit. Heshtjen e të parës së shtetit, e cila ka një kohë të gjatë që zonja Osmani nuk është deklaruar lidhur me gjendjen me të cilën janë qytetarët e Kosovës, dëmtimin e shëndetit publik, masat e rënda me çmimet që janë të larta dhe po shtrenjtohen çdo ditë, me paralajmërimet e rënda dhe enorme të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Zonja Osmani ka qenë bartëse e listës që ka fituar zgjedhjet, natyrisht edhe për shkak të pozitës së saj kushtetuese dhe ajo që është një nënë dhe një grua, sot dua të bëjë thirrje që ajo të deklarohet për zhvillimet e fundit. Pasi ka folur me të drejtë edhe për zhvillimet në Ukrainë dhe Rusi, qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dëgjojnë edhe zërin e të parës së shtetit”,  tha ajo.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.