​Deputetit të LVV-së i hakohet llogaria në Facebook, i kërkojnë para për t’ia rikthyer

​Deputetit të LVV-së i hakohet llogaria në Facebook, i kërkojnë para për t’ia rikthyer

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i është hakuar llogaria e tij zyrtare në Facebook, ndërsa i kanë një shumë parash për t’ia rikthyer.

Policia ka konfirmuar rastin duke thënë se janë njoftuar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:30, për veprën që ata e cilësojnë si “Hyrje në sistemin kompjuterik”.

“Rr. Ismail Koci, Gjakovë 24.06.2022-20:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur i kanë bllokuar llogarinë e tij në rrjetet sociale si dhe kanë kërkuar nga ai një shumë parash”, thuhet në raportin e policisë.


Edhe i biri i deputetit Kokaj, Agon Kokaj, ka bërë një njoftim në Facebook-un e tij personal duke paralajmëruar se llogaria e deputetit është hakuar dhe për çdo mesazh që mund të dërgohet nga Facebook-u i tij nuk është i shkruar nga i ati.

“Zonja dhe zotërinj, dua t’ju njoftoj se Dr. Jahja Kokaj, llogaria e tij në Facebook është hakuar nga dikush, prandaj nëse merrni ndonjë mesazh nuk janë të tij”, ka shkruar ai.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vijon në hetime.

Lexo edhe

Video