​Deputeti serb: Veselinoviq dhe Radoiçiç janë kriminelë e mafiozë, mbështeten nga pushteti

​Deputeti serb: Veselinoviq dhe Radoiçiç janë kriminelë e mafiozë, mbështeten nga pushteti

Deputeti serb i Partisë Popullore, Borisav Novakoviq, ka akuzuar pushtetin në Beograd se po mbështet të sanksionuarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Në videon e publikuar nga vetë partia në Facebook, (Narodna stranka), Novakoviq i ka quajtur të dy kriminelë dhe mafiozë të cilët torturojnë edhe qytetarët e Novi Sadit.

“Bëhet fjalë për grupin më të madh kriminal të organizuar në vend, po foli për Zvonko Veselinoviqin dhe Radoçiqin, dhe për atë se ata janë të mbështetur nga ky pushtet, për atë se ju i favorizoni, për atë se ju i jepni punët… Nuk është Zvonko Veselinoviq në Kosovë, ai jeton në Novi Sad, dhe orkestron me skenën kriminale të Novi Sadit dhe të gjithë shtetit këtu dhe ju e dini që ai është mafioz dhe ju e dini që ai është kriminel dhe nuk keni guxim ta përmendni emrin e tij”, tha Novakoviq.


Novakoviq ka akuzuar gjithashtu edhe Andrej Vuçiq, vëllain e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, që tha se ai kujdeset për pjesën politike ndërsa Veselinoviqi për atë të krimit.

“Unë si deputet nga Novi Sadi kam të drejtë ta them këtë, kam të drejtën ta them se qyteti im nuk do të jetë më qyteti i okupuar, se nuk do të lejojmë që Novi Sadi të përjetojë torturën e Zvonko Veselinoviqit e Andreja Vuçiqit. Andreja Vuçiqit i cili udhëheq me proceset politike dhe Zvonko Veselinoviqit që udhëheq me punë kriminale. Këtë nuk do ta lejojmë kurrë. Novi Sadi ka integritet, ka krenarin e vet. Do të jemi qyteti i lirë shumë shpejt kur këta dy njerëz Andrej Vuçiq dhe Zvonko Veselinoviq ndalojnë me torturimin e qytetit”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij, deputeti serb ka marrë duartrokitje nga kolegët e tjerë të pranishëm në seancë.

Milan Radoiçic, që është nënkryetar i Listës Serbe, akuzohet për vepra të ndryshme penale, njëjtë sikurse edhe Zvonko Veselinoviq, që janë identifikuar si organizatorë të trazirave në veri të vendit. 

Lexo edhe

Video