​Deputeti Kokaj tregon konceptin e “hapjes së qiellit”

​Deputeti Kokaj tregon konceptin e “hapjes së qiellit”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj është përfshirë në debatin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj.


Pas pyetjes së këtij të fundit se a është hapur qielli për Kosovën pas rrethanave të reja të krijuara ndërkombëtare dhe hezitimit të kreut qeveritar për t’u përgjigjur, deputeti i mazhorancës tregoi konceptin e hapjes së qiellit.

 “Kur është fjala për hapjen e qiellit mendohet kështu fenomeni natyror është i bazuar në faktin  se mes të natës paraqitet dritë e befasishme, pasi nuk ekziston as dielli dhe as hëna. Ai është një fenomen meqenëse dielli gjeneron një stuhi diellore magnetike dhe bëhet një fenomen ‘kauntik’ në molekulat e atmosferës dhe gjenerohet ngjyra të bukura me një energji optike të madhe, këto quhen, ‘aurora borelis’. Ylli polar është ylli që shërben për orientim, falë boshtit të tokës që është konstant, por megjithatë pas 13 mijë vjetësh ndërron edhe ai drejtim”, tha ai.

Lexo edhe

Video