​Deputetët e VV-së e quajnë të çuditshëm reagimin e opozitës për KPM dhe jo për RTK-në

​Deputetët e VV-së e quajnë të çuditshëm reagimin e opozitës për KPM dhe jo për RTK-në

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) po e konsiderojnë të çuditshme reagimin e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu për procesin e intervisitimit të kandidatëve për anëtar të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Deputetja nga radhët e LVV-së, Doarsa Kica tha se të dy komisionet ad-hock për emërimin e anëtarëve të KPM-së dhe RTK-së kanë qenë të njëjta, por që reagime ka pasur vetëm për KPM-në.

Kica tha se deputetja e PDK-së, Blerta Deliu edhe pse ka qenë e ftuar dhe anëtare e këtij komisioni nuk ka marr pjesë në intervistimin e kandidatëve.

“Është mjaftë e çuditshme që diçka e tillë të thuhet në seancë plenare nga një deputete e cila ka qenë e emëruar si anëtare e këtij komisioni ad-hock bashkë me një deputete tjetër nga radhët e PDK-së, ndërsa asnjëra nuk kanë qenë prezent në intervistimet që janë mbajtur. Por kjo nuk ka ndodhur vetëm me intervistimin e KPM-së e njëjta ka ndodhur edhe me intervistimin e anëtarëve për bordin e RTK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë. Komisioni ad-hock për anëtarët e komunitetit  jo shumicë të RTK-së është themeluar në ditën e njëjtë me komisioni ad-hock për anëtarët e KPM megjithatë kemi pasur deri më tani reagime vetëm për procesin e KPM-së dhe kjo është shumë e çuditshme për dy arsye, e para për faktin se dje në seancë plenare u votua në seancë plenare anëtarët e komunitetit jo shumicë për bordin e RTK-së dhe nuk u tha asgjë nuk pat kritika dhe fjalime dhe nuk patë deklarime lidhur me një proces top secret, por me një analizë të thjesht e vërejmë se procesi ka qenë identik për këto dy intervistime” tha ajo.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri tha se procesi i intervisitimit të kandidatëve për anëtar të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) është zhvilluar me shumë transparencë.

“Më 27 maj në Kuvendin e Kosovës të dyja komisionet janë formuar  në të njëjtën ditë, si kryetar I komisioni ad-hock për përzgjedhjet e tre  anëtarëve të RTK-së I kemi mbajtur tri mbledhje dje kemi kaluar  në votim kandidatët dhe është bërë përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të RTK-së është e çuditshme se si kemi reagim për njërin komision ad-hock që janë formuar në të njëjtën ditë derisa për tjetrin nuk reagim, se çka qëndron prapa kësaj të gjitha procesi ka qenë transparent dhe publik dhe nuk ka pasur interesim”, tha ai.

Në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka deklaruar se partia në pushtet do të emërojë anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) persona që kanë brohoritur për partinë që ka fituar zgjedhjet.

Ajo tha se procesi i intervistimit të kandidatëve për anëtarë të KPM-së është kritikuar edhe nga shoqëria civile, pasi që tha se është zhvilluar në mënyrë jotransparente.

Lexo edhe

Video