​Dënimi prej 8 muaj për dhunimin e 15-vjeçares, suspendohet gjyqtarja Florije Zatriqi

​Dënimi prej 8 muaj për dhunimin e 15-vjeçares, suspendohet gjyqtarja Florije Zatriqi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka suspenduar gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi e cila kishte vënë 8 muaj e 8 ditë burg për personin që kishte dhunuar një 15-vjeçare.

 Kështu ka njfotuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie.


“Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka mbajtur mbledhjen e 270-të me radhë nën udhëheqjen e Kryesuesit Albert Zogaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar tre (3) pika të mbyllura të rendit të ditës. Është mbajtur seanca dëgjimore dhe është caktuar seanca e radhës me datën 15.11.2021 për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/08/2021/GJA-AGJ.nr.625/2021. Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/09/2021/GJTHPR-AD/GJTHPR/40/21. Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ngjarja për të cilën u shqiptua ky dënim, sipas aktakuzës kishte ndodhur në janar të vitit 2012.

 Pas publikimit të vendimit të gjyqtares Zatriqi u bënë reagime të shumta, madje edhe reagime institucionale. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e më pas i kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi e Këshilli Gjyqësor.

Lexo edhe

Video

error: