​Dënimi i Haradinajt dhe Gucatit, reagon kryetari i PDK-së

​Dënimi i Haradinajt dhe Gucatit, reagon kryetari i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas shqiptimit të dënimit me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale për ish-krerët e OVL UÇK-së, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin.

Ai ka thënë se bashkëndjejnë me familjet Gucati dhe Haradinaj.


“Në rrethana e krijuara sot, pas dënimit të tyre nga Gjykata Speciale, bashkëndjejmë me familjet Gucati e Haradinaj. Drejtësisë i kemi besuar dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se liria e popullit tonë nuk është falur, por është fituar me gjak e sakrificë dhe lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, përballë një agresori pushtues e të pamëshirshëm.

Lexo edhe

Video