​Demolli: Na kërkuan t’i heqim simbolet shtetërore për ta kaluar kufirin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që sonte nis në Beograd.

Ekipi tentoi të kalojë kufirin në Merdarë, por pas dy orë pritje në kufi dhe kontrollimi të detajshëm të makinës dhe veshjeve, policia serbe mori vendim që ekipi kosovar të mos vazhdojë tutje.

Kjo ishte hera e tretë që ekipi i boksit u nis drejt Serbisë, këtë herë pas insistimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe AIBA-s.

Sekretari gjeneral i Federatës së Boksit të Kosovës Latif Demollit tha se ata pritën rreth dy orë në pikën kufitare ne Merdar dhe prapë nuk u lejuan që të kalojnë tutje.

“Kjo është hera e tretë që shkojmë në kufi për të shkuar në Kampionatin Botëror i cili fillon sot…Pasi shkuam në Merdar, aty qëndruam dy orë, kaluam procedura e policisë dhe kontrolluan bagazhin, prapë na panë me uniforma të Kosovës, na e fotografuan uniformën dhe ne menduam se do të na lejojnë të shkojmë…dhe pas dy orësh erdhi shefi i kontrollit dhe policisë dhe na tha që i vie keq, ju jeni sportistë por ne kemi dikë më lartë se ne dhe nga qeveria na vie që prapë Kosova nuk mund të udhëtojë për në Serbi dhe të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.”, tha Demolli.


Ai shtoi se ata kanë këmbëngulur që të përfaqësohen në këtë eveniment sportiv me simbole te shtetit të Kosovës dhe se në të kundërtën nuk do të pranonin të mërrnin pjesë

“Shumë e padrejtë sepse ne jemi sport. Ky është organizim i AIBA-së, i Federatës Botërore. Serbia mund të mos lejojë që në shtet të saj të merrni pjesë kurse në Kampionatin Botëror ne jemi të barabartë më të gjitha shtetet dhe ne kemi kërkuar që të ngritet flamuri i Kosovës, himni i Kosovës, ceremonia të bëhet me flamur tonin por edhe të por edhe te paraqiten b9oksierët me logo të shtetit, përndryshe ne nuk do të merrnim pjesë.”, theksoi më tutje Demolli.

Kurse zëdhënësi për media i Komitetit Olimpik të Kosovës Kushtrim Krasniqi bëri të ditur se drejtuesit e KOK-ut janë në kontakte me drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe AIBA-n për të parë se cilat janë masat ndëshkuese që do të merren ndaj shtetit të Serbisë.

“Sigurisht se kjo është një gjë e papranueshme sepse politika nuk duhet të përzihet në sport, kjo nuk ka të bëjë asgjë me sportin, është kryekëput politikë e Qeverisë së Serbisë. Komiteti Olimpik i Kosovës, kryesisht drejtuesit e saj, presidenti Ismet Krasniqi dhe Sekretari i Përgjithshëm Besim Aliti janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar si dhe me Federatën Ndërkombëtare te Boksit, AIBA-n për të marr masat më të rënda për për shtetin e Serbisë dhe vet organizatorin e këtij botërori.”, tha Krasniqi.

Këtë sjellje të Serbisë kundër Kosovës e ka cilësuar si skandal edhe Komitetit Olimpik Shqiptarë. Për KOKSH kjo ngjarje është  një situatë e patolerueshme dhe e turpshme që njollos sportin dhe bie në kundërshtim me Vlerat Olimpike dhe Parimet e Olimpizmit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: