​Deliu: Në KPM do të emërohen njerëz që kanë brohoritur për partinë që ka fituar zgjedhjet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka deklaruar se partia në pushtet do të emërojë anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) persona që kanë brohoritur për partinë që ka fituar zgjedhjet.


Ajo tha se procesi i intervistimit të kandidatëve për anëtarë të KPM-së është kritikuar edhe nga shoqëria civile, pasi që tha se është zhvilluar në mënyrë jotransparente.

“Një proces i mbyllur dhe jo transparent meqë ju e dini që tashmë partia në pushtet ka pasur kandidat të cilët ka vendosur që t’i listojë dhe t’i sjell këtu si të rreshtuarit e saj. Ju do të jeni dëshmitar që në zgjedhjet e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media do të jenë të rreshtuar ata njerëz që  kanë brohoritur gjatë gjithë kohës për partinë e cila ka fituar zgjedhjet. Prandaj, ata do të shpërblehen në një proces që ka qenë jo fer, jo transparent dhe tërësisht i mbyllur nga shoqëria civile dhe nga opinioni publik”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: