​Deklarata e 2 Korrikut shënohet me aktivitete muzikore në kryeqytet

Komuna e Prishtinë do ta organizojë sot aktivitetin më të ri kulturor për qytetarët e saj të cilën e ka quajtur Festa e Deklaratës së Kushtetutshmërisë e që përkon me ngjarjen hsitorike të Deklaratës së Kushtetuës së 2 Korrikut.

I organizuar në kuadër të manifestimit “Prishtina e përjtimeve”, që për synim kanë të shënojnë datat e rëndësishme përmes muzikës dhe promovimin e tyre te gjeneratat e reja të cilat mund të dinë më pak rreth tyre.

Këshilltari komunal nga radhët e LDK-së e pjesë e organizimit, Pellumb Bajqinovci ka thënë se aktivtieti i sotëm do të mbahet në rrugën “2 Korriku”, njohur gjerësisht si “kafet e rakisë” me orkestrën “2 Korriku”, duke filluar nga ora 18:00.

“Dita e Deklaratës Kushtetuese (2 Korrikut) të Kosovës do të festohet këtë edicion më ndryshe, kemi përzgjedh rrugën e cila mban emrin e kësaj date historike, kemi përzgjedh datën edhe bendin… Mendoj se ky promovim që i behet festave tona me rendësi të madhe historike dhe me promovimin tek gjeneratat e reja të cilat këtë datë e kanë harruar, përmes muzikës, edhe përmes këtij manifestimi do e bëjë më të mirë… Në këtë manifestim janë të përfshira të gjitha lokalet e gastronomisë pranë rrugës ‘2 Korriku’, theksoi Bajqinovci.


Bajqinovci tha se synojnë që kjo festë të behet tradicionale. Ai ka thëne së festivalet që janë mbajtur në shesh, janë duke tentuar t’i realizojnë në pjesët më periferike të kryeqytetit.

“Këtë qeverisje ka filluar me premtimet të cilat kryetari Rama i ka bërë me herët dhe me krijimin, instalimin e festivaleve të cilat kanë domethënie dhe do të kenë vazhdimësi pastaj në edicionet që do të vijnë përpara. Festivalet të cilat i kemi mbajtur në shesh, jemi duke tentuar mi disloku në pjesë të tjera periferike të qytetit, ku interferenca me pjesën e gastronomisë dhe atë konkurrencën që e kanë mes veti do e zvogëlojnë”, ka shtuar Bajqinofci.

Në ora 18:00 do të ketë Dj performance, pastaj do t’i lihet hapësira Gillespie Prishtina prej orës 19:45 ndërsa në ora 20:45 do të perfrmojë orkestra “2 Korriku”.

Ndryshe, sot mbushen 32 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky aktivitet i Komunës së Prishtinës është i vetmi i paralajmëruar për të nderuar këtë datë./E.Krasniqi/

Lexo edhe

Video