​De Riu: Jemi të interesuar që të rrisim praninë e muzikës italiane në Kosovë

Këngëtari italian, Alessandro Mahmoud do të performojë sonte në festivalin ndërkombëtar të muzikës Sunny Hill. Para nisjes së natës së dytë të festivalit, këngëtari me emrin artistik Mahmood është shprehur i lumtur që muzika e tij do të dëgjohet në Prishtinë. Ndërsa ambasadori italian, Antonello De Riu ka thënë se janë të interesuar të rrisin praninë e muzikës italiane në Kosovë.

Në njw konferencë për media bashkë me ambasadorin italian, Mahmood ka treguar se është për herë të parë në Kosovë dhe se i ka bërë përshtypje gjatë udhëtimit me autobus, gjallëria e qytetit.


“Jam shumë i lumtur që jam sot këtu me ju dhe jam shumë i lumtur që jam këtu në Kosovë të performojë në festivalin Sunny Hill. Është mundësia ime që muzika ime të jetë e pranishme këtu në Kosovë edhe në një kontekst ndërkombëtar, duke marrë parasysh që Sunny Hill festival ka karakter ndërkombëtar, ku marrin pjesë këngëtarë me famë botërore, siç janë Dua Lipa, Skepta. Kështu që përmes kësaj pjesëmarrje paraqes muzikën time”,
ka thënë ai.

Mahmood ka folur edhe pwr performancën e mbrëmshme të yllit shqiptar, Dua Lipa, ku tha se edhe vet e ka shijuar energjinë e mahnitshme të pjesëmarrësve.

Më tej, ai ka folur edhe për pritshmëritë për performancën që do e ketë vetë sonte.


“Shpresoj që nata ime sonte do të përfundojë mirë, gjatë provave i patëm disa probleme teknike, por që u rregulluan. Nuk e di si do të shkojë, shpresoj që do të shkojë mirë… Jam pak në ankth që unë do të këndoj edhe ata vetëm do të më shikojnë”, ka shtuar ai.

Ambasadori italian, Antonello De Riu u shpreh se janë të interesuar që të rrisin praninë e muzikës italiane në Kosovë.

“Prania sot këtu e këngëtarit italian, Alessandro Mahmoud e dëshmon bashkëpunimin e mirë tw sektorit publik, që në këtë rast është ambasada dhe të sektorit privat që është festivali “Sunny Hill”. Falë pranisë të këngëtarit tonë Mahmood, jemi të interesuar që të rrisim praninë e muzikës italiane në Kosovë dhe të pranisë të tij në festivalin Sunny Hill që ka një renome ndërkombëtare. Duam që prania e muzikës italiane të merr formacion dhe përkrahje. Por gjithashtu të promovojmë edhe një Italinë e re shumëkulturore, pak a shumë atë që përfaqëson vet Kosova. Kemi të bëjmë me një operacion të diplomacisë kulturore. Kemi gjetur një bashkëpunim me drejtorin e festivalit, Dukagjin Lipën dhe që falë këtij bashkëpunimi sot këtu është me ne Mahmood. Qëllimi ynë ynë është që të shfaqet një imazh që i përshtatet Kosovës”, u shpreh ai.

Festivali ndërkombëtar i muzikës Sunny Hill po mbahet për herë të tretë në Prishtinë, i cili ka nisur mbrëmë dhe do të përfundojë të dielën.

Lexo edhe

Video