​De Bruyne i beson të ardhmen Manchester Cityt

​De Bruyne i beson të ardhmen Manchester Cityt

Kevin De Bruyne ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn deri në vitin 2025, ka raportuar vetë faqja zyrtare e klubit anglez.

Mesfushori belg u transferua tek City në gusht të vitit 2015 për një shumë rreth 55 milionë eurosh nga Wolfsburgu, dhe që nga ajo kohë është bërë ndër mesfushorët më të mirë në botë, përcjell KosovaPress.

Gjatë periudhës tek “Qytetarët”, De Bruyne ka fituar dy herë titullin e Premier Ligës, një herë Kupën FA, katër herë Kupën EFL, dhe është zgjedhur si lojtari më i mirë i vitit 2020 në Premier Ligë.


“Nuk mund të jem më i lumtur. Që nga koha kur u bashkova me Cityn në vitin 2015, jam ndjerë si në shtëpi. I dua fansat, familja ime është përshtatur shumë mirë në qytetin e Manchesterit, e po ashtu edhe loja ime është përmirësuar shumë”, tha De Bruyne për faqen zyrtare të klubit.

“Ky klub është i destinuar për sukses. Më ofron çdo gjë që më duhet ta rrisë nivelin tim, që të performojë në nivelet më të larta, kështu që vendimi për të nënshkruar kontratën e re ishte i lehtë për mua. Fokusi im tani është që të siguroj që ta përfundojmë sezonin në mënyrë të suksesshme. Rezultatet tona dhe performancat kanë qenë të shkëlqyera deri tani, por duhet që ta përfundojmë këtë sezon me medaljet që i meritojmë”, shtoi ylli belg.

Që nga transferimi i tij tek Manchester City, Kevin De Bruyne ka 176-të paraqitje në Premier Ligën angleze, duke regjistruar 41 gola dhe 77-të asistime për skuadrën e Pep Guardiolas.

Lexo edhe

Video