​De Bruyne dhe Hazard ne dyshim serioz për ndeshjen me Italinë

​De Bruyne dhe Hazard ne dyshim serioz për ndeshjen me Italinë

Belgjika ka kaluar në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian pasi e ka mposhtur Portugalinë me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga Thorgan Hazard.

Por kjo fitore erdhi me një kosto të lartë për belgët pasi u lënduan dy yjet e skuadrës Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard, përcjellë KosovaPress.

Trajneri Roberto Martinez konfirmoi se dyshja do të vlerësohet sot, pasi Belgjika u kthye në kampin stërvitor në Tubize.


De Bruyne pësoi një ndrydhje në kavilje pas një përplasje me Palhinhan, ndërsa Hazard kërkoi të zëvendësohej në fund të lojës për shkak të një problemi të muskujve në kofshën e tij të djathtë.

Anësori i Real Madrid do t’i nënshtrohet testeve sot, ndërsa playmaker-i i Manchester Cityt, De Bruyne duhet të presë deri nesër për shkak se kavilja e tij është ende e fryrë.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se kampi i Belgjikës nuk është optimist dhe ka frikë se Hazard ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Lexo edhe

Video