​Daut Haradinaj për vizitën e Kurtit në ShBA: Takoi kompani të taksive

​Daut Haradinaj për vizitën e Kurtit në ShBA: Takoi kompani të taksive

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, se nuk është lajm i mirë për vendin faktin se kryeministri Albin Kurtin nuk është takuar me zyrtarë të lartë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse merr vendime të njëanshme, ndërpret projekte amerikane në rajon dhe nuk i trajton me seriozitet këto projekte, atëherë natyrisht se nuk je bash i mirëpritur në ShBA. Ata edhe mund të takohen me ty, por çfarë qëndrimi do të mbajnë përballë teje dhe kjo është me rëndësi, sepse ka raste që edhe takohen por temat janë shumë të dyshimta” tha ai.


Duke folur për takimet e kryeministrit me kompani amerikane, Haradinaj tha se kjo nuk mjafton për të arsyetuar një vizitë shtetërore.

“Do të ishte mirë dhe shpresoj se Kurti ende ka kohë për të pasur takime, nuk është lajm i mirë nëse kthehet në Kosovë me takime që duhet me iu bo ftesë taksive të vijnë dhe të investojnë në Prishtinë se është ambient i mirë, se kemi ne taksi këtu sa të duash. Kryeministri po shkon dhjetë ditë atje dhe nuk mundet ta arsyetojë se kjo ishte vizitë shtetërore në momentin që ti nuk ke hyrë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Lexo edhe

Video