Haradinaj: Kurti, veterani më mashtrues

Haradinaj: Kurti, veterani më mashtrues

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, mori pjesë në protestën kundër Qeverisë dhe Ligjit për paga të miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës, por në të njëjtën kohë shfrytëzoi rastin për t’iu kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti për listat e fryra për veteranët e UÇK-së.

Haradinaj tha se për çështjen e fryrjes së listave Kurti po harron që ka të gjithë mekanizmat për të pastruar ato dhe për të vënë para drejtësisë të gjithë ata që nuk janë veteranë.


Ish-luftëtari i UÇK-së u shpreh se veterani më i rrejshëm në këto lista është Albin Kurti i cili duhet të largohet i pari.

“Një prej veteranëve më mashtrues më të rrejshëm në krejt këtë listë është Albin Kurti i cili s’e ka pasur kurrë pushkën në dorë e gëzon statusin e veteranit e veteranë si Albin Kurti kanë qenë 2 milionë qytetarë se të gjithë kanë qenë në luftë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se do të ketë protesta deri në përmbysjen e Qeverisë së Kurtit në rast se nuk reflekton në kërkesat e parashtruara.

Lexo edhe

Video