Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​“Dardanet” fitojnë edhe miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut

​“Dardanet” fitojnë edhe miqësoren e dytë kundër Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, me rezultat minimal 1:0, falë golit të Liridonë Sylës. Ajo shënoi me kokë pas një topi të dëbuar në minutën e 85-të. Në pjesën e parë Dardanet nuk ishin as hija e ekipit nga ndeshje e parë, derisa në pjesën e dytë ishin më konsoliduara dhe me një angazhim më të madh dhe disa sulme të pareshtura arritën të shënojnë golin e fitores.

Pas ndeshjes përzgjedhësja Afërditë Fazlija deklaroi:


“Ishte një ndeshje e plogësht, ku e detyruam të bëjmë disa zëvendësime, madje qysh në pjesën e parë. Natyrisht se për ekipin tonë dy ndeshje në tri ditë është pak e vështirë. Si do që të jetë fitorja ishte e merituar dhe na mbetet shumë për të punuar.”

Ndërsa futbollistja Liridona Syla e cila shënoi golin e fitores tha:

“Padyshim që i gëzohem golit por fitorja është më e rëndësishme dhe golin përveç Kosovës ia dedikoi babait tim tashmë të ndjerë. Mund të them se nuk bëmë lojë të mirë, por gjithçka po shkon duke u përmirësuar.”

Lexo edhe

Video

error: