​COVID, rënie e lehtë e rasteve aktive

​COVID, rënie e lehtë e rasteve aktive

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 37.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar  gjashtë raste të reja me koronavirus.  


Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.166 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,311 qytetarë.

Deri më sot 824.692 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.186 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,787 persona.

Lexo edhe

Video