​COVID, afër 30 raste aktive

​COVID, afër 30 raste aktive

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 27.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri me koronavirus. 


Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.240 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,337 qytetarë.

Deri më sot 824.714 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.208 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,789 persona.

Lexo edhe

Video