​City provon t’ia rrëmbejë Kovacicin Chelseat

​City provon t’ia rrëmbejë Kovacicin Chelseat

Manchester City raportohet se ka nisur punën konkrete për të parë mundësitë e transferimit të Mateo Kovacic në afatin kalimtar të verës.

Mësohet se Chelsea është i hapur për të shitur mesfushorin kroat me marrëveshje përfundimtare, derisa nuk ka bisedime për zgjatje të kontratës deri më tani, e cila skadon në qershor të vitit 2024, përcjellë KosovaPress.


Gazetari Fabrizio Romano raporton se ka edhe klube të tjera të interesuara, por Man City tashmë kishte bisedime të drejtpërdrejta me agjentin e lojtarit për të hartuar strategjinë e blerjes së kartonit të tij.

Në krye të Chelsea së fundi si trajner është emëruar Mauricio Pochettino dhe pritet të ketë ndryshime të mëdha në skuadrën londineze.

Lexo edhe

Video