​Challandes me pak ndryshime në formacion ndaj Greqisë, ja skema e mundshme e Kosovës

​Challandes me pak ndryshime në formacion ndaj Greqisë, ja skema e mundshme e Kosovës

Greqia do të jetë kundërshtari i Kosovës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në skuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” vijnë të motivuar në këtë ndeshjes pas triumfit ndaj Gjeorgjisë në udhëtim dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv, raporton KosovaPress.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes në konferencë për media para ndeshjes konfirmoi mungesën e portierit Visar Bekaj për këtë ballafaqim për shkak se ai ka rezultuar me Covid-19, ndërsa po ashtu deklaroi se mund të mungojë edhe Elbasan Rashani i cili së fundi ka pësuar një lëndim të lehtë.


Vendin e Rashanit mund ta zë Milot Rashica i cili është i gatshëm pasi ka pushuar në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë dhe ky edhe mund të jetë ndryshimi i vetëm në formacionin e Kosovës për përballjen me Greqinë.

Ja formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen që starton nga ora 20:45:

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadwrgjonaj. Dreseviç, Berisha, Halimi, Rashica, Kastrati, Muriqi

Lexo edhe

Video

error: