​Çfarë të bëni nëse ende nuk keni ngritje të pagës siç ju kanë premtuar

​Çfarë të bëni nëse ende nuk keni ngritje të pagës siç ju kanë premtuar

Gjatë intervistave të punës kandidatët i analizojnë të gjitha kushtet dhe përfitimet që kanë nga ajo ofertë punë, por shumicën e rasteve është paga ajo që i tërheqë më shumë. Kompanitë premtojnë ngritje të pagës pas disa muajve përvojë pune në atë kompani. Nëse ju jeni pranuar në këtë mënyrë në punë, por muajt kanë shkuar dhe ka përfunduar pothuajse viti dhe ende nuk keni e keni marrë atë ngritje, çfarë duhet të bëni?

Ngritja e pagës është shkaku kryesor që punonjësit e lënë punën, por lënia e punës pa e adresuar çështjen, mund të jetë një vendim për të cilin do të pendoheni më vonë. Kështu që, përpara se ta lini punën Akademi Pune ka disa hapa që duhet t’i merrni:

Adresoni çështjen te menaxheri

Nëse nuk po e merrni atë që iu është premtuar, veprimi më i mirë është që ta adresoni çështjen menjëherë te menaxheri. Edhe nëse ka qenë vetëm premtim verbal. Kërkoni një takim me të, atje mund të jetë ndonjë shpjegim logjik për atë mungesë! Mund të ndodhë që menaxheri e ka shtyrë këtë kohë pak më tutje, sidoqoftë është mirë që ta dini edhe ju.

Flisni çfarë po mendoni, por jini profesionalë

Është e kuptueshme që do të ndiheni të zhgënjyer, teksa prisni që të keni rritje të pagës, një marrëveshje për të cilën edhe e keni pranuar ofertën e punës. Por, mos u ankoni për këtë te kolegët tuaj, në këtë mënyrë do ta humbisni mundësinë për të promovuar ose fituar bonuse. Në vend të kësaj, jini të qetë dhe të arsyeshëm! Jini profesionalë në të gjitha veprimet tuaja, e sidomos kur e diskutoni me menaxherin! Kjo do t’ju tregojë si një punonjës i cili është i matur dhe e përmban veten edhe në kohët më sfiduese.

Propozoni gjëra të tjera për t’ju kompensuar

Pasi të keni biseduar me menaxherin ka mundësi që ta kuptoni që rritja e pagës nuk është në planet më të afërta. Çfarë duhet të bëni tani? Shumë punonjës mund të mos e dinë që ka një numër gjërash që mund t’i negoicioni përveç pagës.

Përpara se ta sugjeroni ndonjë alternativë tjetër, tregoni menaxherit që i kuptoni arsyet pse nuk keni ende ngritje të pagës! Pastaj bëjani me dije që mund të ketë gjëra të tjera që mbase do të duhej të konsideroheshin! Këto mund të jenë si më shumë ditë pushim, ditë të punës fleksibile, trajnime etj.


Jepni kohë

Nëse e dashuroni atë punë, por paga ju duket jo e mjaftueshme, gjëja më e arsyeshme është që ta dëshmoni se e meritoni vërtet një rritje. Vazhdoni të punoni shumë, madje të merrni pjesë edhe në projekte të reja! Triumfoni dhe pasi e shihni se ka ardhë koha kthehuni përsëri te kërkesa, duke ia bërë menaxherit me dije për ta rikonsideruar!

Çfarë të bëni kur shkoni për herë të dytë:

Jini në dijeni se çfarë do të thoni gjatë takimit!

Shënoni disa pika, përse e meritoni atë ngritje!

Përmendni përkushtimin dhe dashurinë për punën!

Nëse ata pranojnë, kërkoni një konfirmim me shkrim nga ana e tyre!

Tregoni që mund të shqyrtoni mundësi të tjera

Nëse përsëri nuk po merrni ngritje të pagës edhe pas disa muajsh të tjerë që i keni dhënë mundësi vetes dhe atyre, atëherë është koha që të mendoni për veten! Mund t’ia bëni me dije menaxherit që mund edhe ta shqyrtoni ndonjë ofertë pune, por qëndroni profesionalë!

Edhe gjatë kohës sa jeni në kërkim të punës, jini profesionalë dhe bëjeni punën mire! Ku i dihet, mbase do të keni ndonjë mundësi ngritjeje gjatë kësaj kohe! /Akademi Pune

Lexo edhe

Video

error: