​Çfarë duhet të bëjnë punëdhënësit me punonjësit të cilët gënjejnë në LinkedIn?

​Çfarë duhet të bëjnë punëdhënësit me punonjësit të cilët gënjejnë në LinkedIn?

Nëse jeni punëdhënës dhe një ditë gjersa keni qenë duke lundruar në LinkedIn keni vërejtur që njëri nga punonjësit e ka ndryshuar titullin e pozitës, pa pasur ndonjë promovim nga ana juaj, çfarë keni bërë? Nëse nuk jeni përballur ende me një situatë të tillë, një ditë mund t’ju ndodhë. Akademi Pune ka disa këshilla se çfarë duhet të bëni.

A duhet të kërkoni që ta ndryshojnë profilin në LinkedIn?

Ndikimi i pozitës është një çështje serioze dhe ndoshta njëra ndër më seriozet. Po, duhet që ta bëni këtë. Rreziku për kompaninë është i dyfishuar. E para, ky person ndoshta është duke kërkuar për një punë të re. Ky punonjës mund të jetë punonjës i talentuar, kështu që i bie që po e humbisni një punonjës të mirë.

E dyta, nëse nuk i qartësoni rolet, titujt dhe përgjegjësitë e punonjësve do të ballafaqoheni me çështje ligjore gjatë rrugës.

Pse e keni zmadhuar pozitën?

Pse ndodhë zakonisht që punonjësit t’i fryjnë titujt e punës? Këta janë shumë më shumë sesa fjalët në CV. Në shumë industri titujt e punës janë drejtpërdrejt të lidhur me statusin, përgjegjësitë, strukturat raportuese dhe kompensimet.

Këta punonjës mund të jenë duke kërkuar që të kenë rritje, ose këtë rritje ta marrin nga dikush tjetër. Por ka edhe arsye të tjera. Ka mundësi që punonjësit nuk kanë ndonjë qëllim. Ata janë thjesht të paqartë rreth rolit të tyre dhe po përpiqen që të tregojnë se çfarë me të vërtetë bëjnë në kompani.

Por nëse ju e dini se i keni treguar çdo punonjësi pozitën dhe rolin e tij në kompani, atëherë qëllimi i tyre mbase është diku tjetër.

5 hapa që duhet t’i merrni menjëherë

Përpara se të filloni të krijoni supozime në kokën tuaj, për arsyet e veprimeve të këtyre punonjësve, këtu janë 5 hapa që duhet t’i bëni pa humbur kohë.

Bëni një vëzhgim të shpejtë të LinkedIn!

Sigurohuni që secili në atë kompani është duke u prezantuar veten në mënyrën e përshtatshme dhe profesionalisht! Nëse ata janë duke e keqprezantuar veten e tyre, atëherë aty është diçka që duhet të merret.

Pyesni menaxherët e atyre punonjësve nëse i kanë lejuar që të përdorin titujt të tjerë!

Kjo ndodhë kur kompanitë i lejojnë punonjësit që të përdorin tituj të ndryshëm të cilët, mund të përshtaten me konkurrentët dhe pritshmëritë e klientëve.

Vlerësoni strukturat tuaja të emërtimit

Disa kompani kanë miratuar që të kenë hierarki të atillë ku ka tituj të tepërt. Përcaktoni kulturën që kompania juaj ka krijuar dhe, nëse keni një strukturë të rreptë të emërtimit!

Rishikoni marrëveshjen origjinale me punonjësin


Rilexojeni marrëveshjen që keni bërë në fillim me punonjësin! A keni treguar qartë titullin, strukturën raportuese dhe përgjegjësitë për të?

Rishikoni paraqitjen e punonjësit dhe raportin e menaxherit për të

Nëse menaxheri i punonjësit ka dokumentuar paraqitjen e atij punonjësi, atëherë mund të shihni nëse punonjësi ka zhvilluar aftësi të reja dhe ka marrë më shumë përgjegjësi, apo mbase edhe janë të palumtur me rolin aktual dhe kompensimet.

Përgatitni përballjen

Nëse këta pesë hapa nuk ju kanë dhënë ndonjë përgjigje në fund, është koha që ta adresoni çështjen të punonjësi. Kur ta përcaktoni takimin, sigurohuni që punonjësit t’i lini t’i kuptojë objektivat e takimit që janë për të diskutuar rreth qëllimeve, çfarë kanë qenë duke punuar dhe projektet që do të vijnë!

Pyetjet që mund t’i bëni:

Për çfarë qëllimesh ishit duke punuar këto kohët e fundit?

A i keni arritur ato? Pse po dhe pse jo?

Cilat janë sfidat tua aktuale?

Cilat aftësi do të dëshironi që t’i zhvilloni muajt e fundit?

Çfarë lloj trajnimi apo zhvillimit jeni i interesuar?

A e ndjeni që po merrni mjaftueshëm merita për atë që po bëni në punë?

Çfarë të kuptoni pas përballjes?

Edhe pas të gjitha shqyrtimeve të kësaj situate, ku përgjigjet e punonjësit nuk ishin aq informuese apo dukeshin të pasinqerta, atëherë ata po shohin për mundësi të reja punësimi jashtë kompanisë suaj dhe ata vetëm se e kanë një këmbë jashtë saj.

Dhe për sa kohë që ajo shprehi e atyre punonjësve është duke ndikuar në produktivitetin apo moralin e punonjësve të tjerë, sepse mund të ndodhë që ata kanë shënuar pozitën e ndonjërit prej kolegëve, atëherë duhet të jeni të drejtpërdrejtë me ta.

Shembull se çfarë t’i thoni

Ç’kemi (emri i punonjësit/punonjëses),

Po lundroja në profilin tënd të LinkedIn një ditë dhe vërejtja që e keni ndryshuar pozitën. Ne po përpiqemi që ta ndërtojmë veten në treg dhe na duhet që ta prezantojmë veten profesionalisht, kështu që është e rëndësishme që pozita e secili punonjës të reflektojë atë se për çfarë janë të punësuar. Ne jemi të lumtur që të kemi në pozitën (pozitën që është përcaktuar punonjësi në fillim) dhe na duhet që t’i ta prezantosh veten në këtë pozitë! 

Lexo edhe

Video

error: