Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti sipas së cilave Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese më 50.28 për qind të votave. Pas këtij vendimi, Kushtetuta e Kosovës e obligon presidentin e vendit që në një afat prej 30 ditësh të thërras seancën e parë të Kuvendit për të formuar institucionet e reja.
Rezultati përfundimtar i certifikuar sot nga KQZ tregon se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike 19 ulëse, Lidhja Demokratike 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tetë ulëse.
Lista Serbe ka fituar dhjetë ulëset e garantuara për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës. Dy ulëse ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës ndërsa nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka gjithsej 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës ka 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Srpska Lista 10, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8, Kosova demokratik Turk Partisi 2 ulëse, dhe nga një ulëse kanë Koalicija Vakat, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Romani Iniciyative, Nova Demokratska Stranka, Socialdemokratska Unija, Jedinstvena Doranska Partija, Partia e Ashkalinjve për Integrim dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës”, tha ajo.
Komuniteti i Bashkuar-Adrijana Hoxhiq ka humbur ulësen në Kuvendin e Kosovës pas ankesës kundër saj në PZAP dhe Gjykatë Supreme, derisa në vend të saj ulëse ka fituar Unioni Socialdemokrat i Duda Balje.
Për Adrijana Hoxhiq ka pasur ankesa se e njëjta ka fituar vota falë ndihmës së Listës Serbe në vendet ku nuk ka shumicë boshnjake por serbe.
Gjithashtu pas ankesave, Iniciativa Rome do të ketë vetëm një ulëse në Kuvend.


Ndërsa Meliza Haradinaj-Stublla e AAK-së që ishte në listën e deputetëve që fituan ulëse në Kuvend, rezultati përfundimtar, pas rinumërimit të disa vendvotimeve tregon se ajo ka mbetur jashtë Kuvendit. Në vend të saj do të jetë deputetja Albana Bytyqi e cila edhe ishte ankuar se Meliza Haradinaj, për të cilën ka dyshime për blerje votash, kishte marrë votat e saj.

Certifikimi i rezultatit vjen pasi u trajtuan ankesat e kandidatëve për deputetë dhe partive politike nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka u ka bërë thirrje deputetëve të ardhshëm të Kosovës që të kenë prioritet reformën zgjedhore.
“Nga këtu dua t’i drejtohem deputetëve të legjislaturës së ardhshme, subjekteve politike, që reformën zgjedhore të mos e lejnë në udhëkryq, por t’i japin rrugën e duhur. KQZ është e gatshme për të dhënë̈ kontributin e vet profesional në këtë reformë”, tha Daka.
Në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt të këtij viti kanë votuar 48.78% e votuesve nga 1.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.




Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim. Kontakto [email protected]
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT 2002-2021
Marketing

KEDS filloi programin “Vajzat në Teknologji – Girls…
- May 16, 2022

Flower Hotel & Resort sjell paketën romantike –…
- May 15, 2022
Lexo edhe
Video

Dënimi i krerëve të shoqatave të UÇK-së, flet…
- May 18, 2022

Rama i dhuron Gjukanoviqit ‘Çelësin e Qytetit’
- May 18, 2022

Kryetari i Prishtinës i dhuron “Çelësin e qytetit”…
- May 18, 2022