​Centrali bërthamor i Ukrainës goditet sërish, OKB: Provokimet mund të çojnë në katastrofë

​Centrali bërthamor i Ukrainës goditet sërish, OKB: Provokimet mund të çojnë në katastrofë

Sulme të tjera janë raportuar në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, ndërsa Rusia dhe Ukraina sërish fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet, derisa thanë se kishte 10 goditje në zyrën administrative të uzinës dhe stacionin e zjarrfikësve të enjten.

Ukraina paralajmëroi se Rusia mund të provokojë aksidentin më të keq bërthamor në botë.


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi se luftimet mund të “çojnë në katastrofë” në centralin më të madh bërthamor të Evropës, të pushtuar nga Rusia në fillim të marsit, raportojnë mediat e huaja.

Të mërkurën, ministrat e jashtëm nga grupi G7 i vendeve të industrializuara thanë se Rusia duhet t’ia kthejë menjëherë kontrollin e uzinës Kievit.

Lexo edhe

Video