Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Çeku për rastin “Veteranët”: Vendim i pritur, doli e vërteta që jam i pafajshëm

​Çeku për rastin “Veteranët”: Vendim i pritur, doli e vërteta që jam i pafajshëm

Të gjithë të akuzuarit në rastin “Veteranët” sot janë shpallur të pafajshëm.

Në mesin e të akuzuarve ishte edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Agim Çeku.

Çeku për KosovaPress tha se ky vendim ka qenë i pritur dhe se me këtë vendim është vërtetuar ajo që ka thënë që nga fillimi i procesit.

“Unë vetëm këtë vendim e kam pritur dhe nuk kam pas kurrë dyshime dhe është vendim i drejt, vendim i pritur dhe doli e vërteta e gjithë asaj që e kam thënë që në fillim të këtij procesi që jam i pafajshëm”, tha Çeku për KosovaPress.


Të akuzuar ishin Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Të akuzuar për rastin “Veteranët” ishin Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale pati njoftuar se janë rreth 19 mijë persona që nuk i plotësonin kriteret për t’u futur në listën e veteranëve.

Për çka Prokuroria Speciale kishte pretenduar se nga provat e siguruara është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Kosovës është dëmtuar në shumën prej  88,769,217.04 euro.

Lexo edhe

Video

error: