​Carlos Sainz rrëmben fitoren e parë në Formula 1, befasojnë Verstappen dhe Hamilton

​Carlos Sainz rrëmben fitoren e parë në Formula 1, befasojnë Verstappen dhe Hamilton

Carlos Sainz i Ferrarit ka regjistruar fitoren e tij të parë në Formula 1 të dielën në një Grand Prix drithërues të Britanisë, të ndalur nga një përplasje.

Meksikani Sergio Perez i Red Bull ishte nënkampion, me 3.779 sekonda pas spanjollit, me shtatë herë kampionin botëror Leëis Hamilton që përfundoi i treti.

“Po! E bëmë! Shkojmë!” Bërtiti Sainz i kënaqur pas një fitoreje që dukej e pamundur në një moment, pavarësisht se ai u rreshtua në pole position për herë të parë, në fillimin e tij të 150-të të garës.


“Nuk di çfarë të them, është e mrekullueshme. Fitorja e garës së parë, 150 gara më vonë, me Ferrarin në Silverstone. Nuk mund të kërkoj më shumë. Është një ditë shumë e veçantë, një ditë që nuk do ta harroj kurrë, një fundjavë shumë e veçantë në përgjithësi.”, shtoi ai, përcjellë KosovaPress.

Nëntë xhirot e fundit ishin të furishme, plot me parakalime. Në një moment, tetë herë fituesi i GP britanike Hamilton i kaloi të dy rivalët e tij në një lëvizje dhe më pas kaloi nga i dyti në të katërtin dhe përsëri në të tretin.

Udhëheqësi i kampionatit Max Verstappen përfundoi i shtati për Red Bull me një makinë të dëmtuar, epërsia e tij ndaj Perez u ul nga 46 në 34 pikë.

Lexo edhe

Video