​Caktohet data e re e zhvillimit të derbit Arsenal-Manchester City

​Caktohet data e re e zhvillimit të derbit Arsenal-Manchester City

Ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt në kuadër të Premier Ligës, e shtyrë në muajin tetor, është caktuar që të zhvillohet të mërkurën e datës 15 shkurt 2023.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej më 19 tetor, por u shty për të krijuar hapësirë që skuadra e Mikel Artetas të përgatitet për ndeshjes e Ligës së Evropës, përcjellë KosovaPress.


Ajo do të zhvillohet me fillim në orën 20:30 në “Emirates Stadium”, ka bërë të ditur faqja zyrtare e Arsenalit.

Arsenali është lider i Premier Ligës me 37 pikë, i ndjekur nga Manchester City me 32 sosh.

Lexo edhe

Video