​Cakaj: Lufta dhe sakrifica e 5, 6 e 7 marsit 1998 në Prekaz, gurëthemel i Kosovës së lirë

​Cakaj: Lufta dhe sakrifica e 5, 6 e 7 marsit 1998 në Prekaz, gurëthemel i Kosovës së lirë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj vlerësoi datat 5, 6 dhe 7 marsin e vitit 1998, si ditët e Epopesë së UÇK-së dhe gurëthemeli i Kosovës.


Cakaj shprehet se “shënimi i ditëve të Epopesë së UÇK-së është shumë më shumë sesa ruajtja e kujtimit të fortë e më tepër se përulja e thellë për familjen që ra heroikisht për të ngritur një popull të tërë! Kujtimi i familjes Jashari është vlerësim i krejt asaj që përfaqëson në vetvete UÇK-ja: vlerën e lirisë përtej jetës, dashurinë e kombit përmbi familjen dhe sakrificën e pamatshme për idealin e lartë të çlirimit të Kosovës!”

“Lufta e madhe e sakrifica e pashembullt e 5, 6 e 7 marsit 1998, në Prekaz, janë gurëthemeli i Kosovës së lirë e pikëbashkimi i kombit shqiptar në përgjithësi”, thekson ai./ATSH/

Lexo edhe

Video

error: