​Cadizi i fortë për Barcelonën

​Cadizi i fortë për Barcelonën

Skuadra e Cadizit vazhdon të befasojë këtë edicion në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga, përcjell KosovaPress.

Sonte, kjo skuadër ka befasuar duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1.

Është interesant fakti që të tre golat e ndeshjes u realizuan nga lojtarët e Cadizit.  Gimenez realizoi në minutën e tetë të ndeshjes për epërsinë e parë të vendasve.


Barcelona e barazoi rezultatin në minutën e 57’ pas një autogoli të Alcalas.

Por, Cadizi reagoi sërisht dhe shënoi golin e fitores në minutën e 63’ dhe realizues ishte Negredo.

Ky është një tjetër rezultat zhgënjyer për Barcelonën e Ronald Koeman që ka vetëm 14 pikë pas dhjetë ndeshjeve, kurse Cadizi ka grumbulluar 18 pikë.

Lexo edhe

Video

error: