​Busquets do të qëndrojë tek Barcelona

​Busquets do të qëndrojë tek Barcelona

Mesfushori veteran do të vazhdojë të ardhmen e tij në “Camp Nou”.

Mesfushori spanjoll i Barcelonës Sergio Busquets ka pranuar shumë oferta nga klubet e Ligës Amerikane MLS, sidoqoftë këtë verë nuk do të largohet nga “Blaugranët”, përcjell KosovaPress.

Spekulohet se Busquets e preferon një kalim të mundshëm në Amerikë, por këtë verë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë i fokusuar vetëm tek Barcelona.


Oferta të reja do të vijnë për Busquets nga klubet amerikane në verën e vitit 2022 eventualisht 2023, kur edhe pritet të largohet nga “Camp Nou” mesfushori 32 vjeçar.

Sezonin që lamë pas, Busquets bëri 50 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me pesë asistime për Barçën.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.