​Broja zgjon interesimin e skuadrës së madhe angleze

​Broja zgjon interesimin e skuadrës së madhe angleze

West Ham United raportohet se po kërkon të mposhtë Southamptonin për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.

20-vjeçari i cili po vlerësohet shumë aktualisht është duke kaluar një periudhë huazimi me Southamptonin, por ata mund të kenë një marrëveshje të përhershme me rivalët e Premier Ligës me të cilët thuhet se bisedimet janë duke u zhvilluar.


Sipas “Football Insider”, West Hami që po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve sezoni e ardhshëm e sheh sulmuesin shqiptar si një përforcim ideal dhe afatgjatë për të ardhmen, përcjellë KosovaPress.

Mëgjithatë, Chelsea po ashtu ka treguar disa herë se po e shqyrton mundësinë e mbajtjes së Brojës në skuadër, sidomos pas dështimit të Romelu Lukakut për të shkëlqyer në “Stamford Bridge”. “Blutë” e Londrës ende nuk kanë përcaktuar ndonjë çmim mbi vlerën aktuale të lojtarit në merkato.

Lexo edhe

Video