​Britania sanksionon dy politikanë serbë të Bosnjës

​Britania sanksionon dy politikanë serbë të Bosnjës

Britania e Madhe ka sanksionuar politikanët serbë të Bosnjës, Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq, për shkak të përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e Bosnje-Hercegovinës.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, e cila ka akuzuar dy zyrtarët se janë trimëruar nga agresioni i presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë.


“Sapo shpallur: Sot kam sanksionuar dy politikanë për minimin e qëllimshëm të paqes në Bosnje dhe Hercegovinë. Sjellja e tyre kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ata përballen me ndalime udhëtimi, ngrirje të aseteve dhe nuk mund të përfitojnë nga Mbretëria e Bashkuar”, ka shkruar Truss.

Lexo edhe

Video