​Botërori, ndeshjet e dyta nisin me sfidën Uells-Iran

​Botërori, ndeshjet e dyta nisin me sfidën Uells-Iran

Ndeshjet e dyta të fazës së grupeve të Kupës së Botës fillojnë sot (e premte) dhe përballja e parë është Uells-Iran. Dy kombëtaret, të dyja në grupin B, do të përballen në orën 11:00.

Uellsi është aktualisht me 1 pikë në grupin B, baras me Shtetet e Bashkuara, një ekip me të cilin barazoi 1-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Përpara është një nga ndeshjet më të rëndësishme në fazën e grupeve dhe fitorja e kësaj sfide mund të mbajë gjallë shpresat e tyre për t’u kualifikuar në raundin e 16-shes.

Irani, pasi pësoi humbjen e parë kundër Anglisë në ndeshjen hapëse, tani duhet të marrë sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura, kundër Uellsit këtë të premte dhe e fundit me Shtetet e Bashkuara. Kombëtarja e drejtuar nga Queiroz, pavarësisht rezultatit jo të kënaqshëm të marrë me “Tre luanët”, megjithatë arriti të shënojë gjithsej dy gola, të dy nga sulmuesi i Portos, Taremi.


Aktualisht kjo skuadër zë vendin e fundit në tabelën e grupit B, por duke pasur parasysh barazimin mes Uellsit dhe Shteteve të Bashkuara, distanca nga pozicioni i dytë është vetëm një pikë. Prandaj, edhe për kombëtaren iraniane, fitorja ndaj Uellsit mund të jetë një rezultat vendimtar përsa i përket kualifikimit.

UELLS-IRAN

Uellsi (3-4-3): Hennessey; Mepham, Rodon, B. Davies; C. Roberts, Ramsey, Ampadu, N. Williams; Bale, Moore, James. Trajner: Page

Irani (5-3-2): S. Hosseini; Moharrami, Pouraliganji, Kanaani, M. Hosseini, Mohammadi; Nourollahi, Ezatolahi, Hajisafi; Azmoun, Taremi. Trajner: Queiroz

Lexo edhe

Video