​Botërori i hendbollit për universitete, fillon ndeshja mes Universitetit të Prishtinës e Universitetit të Shkodrës

​Botërori i hendbollit për universitete, fillon ndeshja mes Universitetit të Prishtinës e Universitetit të Shkodrës

Botërori i hendbollit për universitete, fillon ndeshja mes Universitetit të Prishtinës e Universitetit të Shkodrës

Ka filluar të zhvillohet ndeshja e parë e ditës së sotme në sallën “1 Tetori” në kuadër të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete FISU Prishtina 2022.


Ditën e sotme e hap përballja mes hendbollistëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe atij nga Shqipëria, “Shkodra” raporton KosovaPress.

“Dardanët” do të synojnë të vazhdojnë sot me fitore dhe të regjistrojnë të tretën me radhë në këtë kampionat, pas triumfeve ndaj “UAVEIRO” dhe “MANDAUE”.

Në anën tjetër “Shkodra” do të ketë një tjetër kundërshtarë të vështirë, pas “UCLM” dhe “UAVEIRO”, nga të cilat pësoi humbje me rezultate të thella 65:12 dhe 65:8.

Lexo edhe

Video