​Borrell: Të depërshkallëzohet situata në veri

​Borrell: Të depërshkallëzohet situata në veri

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar dhunën ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ai ka kërkuar nga autoritetet kosovare dhe nga protestuesit serbë të de-eskalojnë situatën në veri të vendit.


“BE dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. Veprat e dhunshme të kryera ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë, janë absolutisht të papranueshme”, ka shkruar ai në Twitter.

Siç ka thënë ai, BE kërkon de-përshkallëzimin e situatës menjëherë dhe pa kushte.

Lexo edhe

Video