​Borrell: Shumë shpejtë takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi

​Borrell: Shumë shpejtë takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë, derisa nuk ka dhënë datë për rifillimin e dialogut, por ka shtuar se i njëjti do të ndodh shumë shpejtë.


Përmes një konferencë të përbashkët për medie, me kryeministrin Albin Kurti, kryediplomati i BE-së tha se është e nevojshme arritja e një marrëveshje të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Rruga evropiane e Kosovës kalon në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka alternativë tjetër. Për të arritur një marrëveshje të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve është mënyra më e mirë për perspektivën evropiane. E inkurajova zotëri Kurti që të përfshihen në dialog, ai sikurse edhe unë jemi duke bërë punën tonë. Jemi të gatshëm për ta ndihmuar Kosovën në mënyrë që ta sjellim Kosovën në familjen evropiane. Nuk do të jetë e lehtë, por kjo duhet të bërë për gjithë Ballkanin. Ne do ta kemi shumë shpejtë takimin e nivelit të lartë”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.