​Borrell para takimit me Kurtin e Vuçiqin: E ardhmja është më e rëndësishme se e kaluara

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, para takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pati një adresim të shkurtër në të cilën shprehu optimizmin për takimin e sotëm. Ai tha se pavarësisht të kaluarës së dhimbshme mes vendeve duhet të shikohet nga e ardhmja pasi ajo është më e rëndësishme.

Borrell tha se takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk ishte shumë i frytshëm por uroi që gjërat të ndryshojnë sot.

Ai tha se diskutimet do të vazhdojnë mbi progresin e arritur deri më tani, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për të vazhduar zhvillimin e dialogut.

“Është mirë që jemi në gjendje të takohemi përsëri para pushimit të verës dhe vetëm një muaj pas takimit tonë të parë që kishim në qershor. Unë mendoj se mbajtja e kontakteve të rregullta është thelbësore dhe tregon përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ne do të vazhdojmë sot diskutimet tona mbi progresin e arritur deri më tani, për hapat e ardhshëm para nesh dhe rrugën përpara për të vazhduar zhvillimin e këtij dialogu”, tha Borrell.


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se pret që të dy palët t’i qasen takimit në një mënyrë konstruktive dhe pragmatike.

Borrell u shpreh se të dy vendet duhet të shohin nga e ardhmja, pasi kjo është më e rëndësishme se e kaluara.

“Kosova dhe Serbia duhet të mbyllin përfundimisht kapitullin e së kaluarës së tyre të dhimbshme përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse juridikisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe duke shikuar përpara drejt së ardhmes evropiane për qytetarët e tyre. E ardhmja është më e rëndësishme se e kaluara. E kaluara është e rëndësishme, por ne duhet të shohim përpara. Dhe kur shohim përpara, ajo që shohim në fund të rrugës është perspektiva evropiane”, deklaroi Borrell.

Ky është takimi i dytë mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në Bruksel, pasi i pari ishte zhvilluar në qershor pa ndonjë rezultat konkret me palën kosovare që paraqiti katër pika. 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: