​Bislimi: Paaftësia e Qeverisë Kurti po i detyron të rinjtë të largohen nga Kosova

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) qeverisjen njëvjeçare të Albin Kurtit po e cilëson vit të praktikantëve e pa ndonjë progres.

Rinia e PDK-së në një aksioni të mërkurën para objektit të Qeverisë vendosen disa pankarta nëpërmjet të cilave kanë renditur sipas tyre mashtrimet dhe skandalet që Qeveria Kurti 2 bëri përgjatë një viti.

“Buka 0.99 cent”,” Mashtrimet e Besnik Bislimit”, “Nafta 1.58 centë”, janë disa nga mbishkrimet e pankartave të vendosura tek objekti i qeverisë.

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi drejtoi kritika ndaj qeverisjes Kurti edhe për ikjen e të rinjve.


“Fatkeqësisht ky është një vit i praktikantëve që nuk shënuan asnjë progres. Gjatë 365 ditëve kemi parë gjithçka por  vetëm qeverisje jo. Qytetarët për një vit rresht kanë parë paaftësinë e Qeveris Kurti për të qeverisur. Gjatë kësaj periudhe qeveria Kurti me paaftësinë e saj ka krijuar një listë të gjatë të dështimeve shtime dhe keqmenaxhimeve duke shpërfaqur një paaftësi të madhe në qeverisje e cila vjen ekskluzivisht nga mungesa e kompetencës, dijes, vizionit dhe vullnetit për punë. Rinia e Kosovë e cila në masë të madhe i ka besuar Albin Kurit në zgjedhjet e fundit e në fillim të vitit të kaluar por në fund të vitit prej 100 mijë prej tyre mësynë dyerve të ambasadave për të kërkuar viza dhe për t’u larguar nga Kosova”, tha Bislimi.

Bislimi pati kritika edhe për diplomacinë kosovare. Ndërkohë që theksoi edhe se për një vit qeverisje të Kurti është shtrenjtuar edhe shporta ushqimore për qytetarët e vendit.

“Për një vit qeverisje diplomacia kosovare lëre që nuk ka ekzistuar por ka shënuar regres aq të madhe saqë ka përfunduar me skandale e paaftësie elementare me gabimet e flamujve të shteteve e me gënjeshtrat e deklaratave të zyrtarëve perëndimore. Për një vit të kësaj qeverisje, qytetarët e Kosovës janë varfëruar më së shumti që nga paslufta. Shporta ushqimore e qytetarit të Kosovës është shtrenjtuar aq shumë saqë qytetarët mezi po ia dalin ta mbyllin muajin. Kjo qeveri për një vit ka arritur të krijojë disa qindra vende pune vetëm për nipat, dajtë dhe familjarët e ministrave dhe deputeteve të VV. Qeveria e Kurti do të mbahet mend për rekordin e tenderëve një burimore. Para se të behet kryeministër, Albin Kurti premtoi banesa me çmime të përballueshme çiftet e reja. Por ky premtim u harrua tërësisht gjatë këtij viti Kishte premtuar ndërtimin e 160 çerdheve por ende nuk ka nisur asnjë. Kjo është lista e shkurtër sepse për të numëruar të gjitha do të na duhet më shumë kohë”, tha ai.

Pas përfundimit të aksionit dhe konferencës së Rinisë Demokratike të Kosovës, disa punëtorë të qeverisë larguan pankartat me shënime për qeverisjen e Kurtit.

Lexo edhe

Video