​Bislimi: Listës Serbe nuk i interesojnë serbët e Kosovës

​Bislimi: Listës Serbe nuk i interesojnë serbët e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Listës Serbe nuk i interesojnë serbët e Kosovës, porse i intereson kërcënimi dhe rrëzimit i Qeverisë Kurti.

Bislmi në një intervistë për RTK Prime tha se kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq që është edhe ministër për Kthim dhe Komunitete, nuk është duke punuar për të mirën e serbëve të Kosovës.


Ai tha se nuk e mban mend se kur Rakiq ka qenë në ndonjë mbledhje të Qeverisë apo që ka propozuar diçka për të mirën e qytetareve serbë të Kosovës.

Sipas tij, nuk ka nevojë të shkarkohet Rakiq, pasi Qeveria po e dekonspiron atë çdo ditë.

Lexo edhe

Video