​Bislimi: Angazhimi i parë në çështjen e dialogut ka qenë krijimi i një memorie institucionale

Për dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimin evropian ka folur zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi në 100 ditëshin e Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se angazhimin e parë e kanë pasur krijimin e një e kujtese institucionale që sipas tij ka qenë e nevojshme për hartimin e një dosje zyrtare për rrjedhën e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Bislimi i cili është i ngarkuar të mirret me fushën e zhvillimin ekonomik, integrimit evropian dhe dialogut, ka përmendur takimin me shoqërinë civile në Kosovë, dhe raportimet në Kuvendin e Kosovës, që sipas tij, ka qenë angazhim për arritjen e parimeve fillestare dhe qëndrimeve të përbashkëta me palët e interesit në procesin e dialogut.

Angazhimi i parë ka qenë drejt krijimit të një memorie institucionale për procesin e dialogut ku jemi marrë me grumbullimin e dokumenteve nga burime të ndryshme me qëllim që të krijojmë një dosje zyrtare për rrjedhjen e procesit dhe veprimet që janë ndërmarrë deri tani në këtë proces si dhe kemi përpiluar një raport të gjendjes aktuale  ne bazë të informatave të përditësuara”, ka thënë ai.

Derisa ka raportuar në ekzekutiv për 100 ditëshin e qeverisë, Bislimi ka përmendur edhe vizitën zyrtare të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.


“Një vizitë e cila kishte për qëllim të transmetojë mesazhin e unitetit në mes të dy palëve, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe sidomos përkrahjen e pa-hezituar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në procesin e dialogut”, ka thënë ai.

Tutje, Bislimi ka thënë se përmes dialogut të drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian, ka vazhduar zbatimi i reformave që kërkohen në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit përmes strukturave të përbashkëta institucionale të themeluara në MSA që janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj marrëveshje.

“Sa i përket agjendës së integrimit evropian puna dhe angazhimi është fokusuar në prioritetet politike si dhe programi për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Sa i përket prioriteteve politike gjatë kësaj periudhë janë finalizuar prioritetet e fazës së dytë të agjendës për reforma evropiane ERA2 si dhe plani i veprimit për zbatimin e tyre. Në funksion të koordinimit të institucioneve brenda vendit për zbatimi ne reformave për integrim në Bashkimin Evropian, gjatë periudhës raportuese janë konsoliduar strukturat koordinuese vendore në të gjitha nivelet përmes vendimit qeveritar për themelimin e strukturave koordinuese ndër institucionale për procesin e integrimeve evropiane”, tha Bislimi.

Ai ka përmendur edhe miratimin e projektligjit nga Qeveria e Kosovës, për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2020 në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përmes së cilës ka theksuar se janë siguruar 90.2 milion euro investime në formë të grantit nga Bashkimi Evropian dhe 13.6 milionë nga partner të tjerë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: