Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës së Spanjës që po zhvillohet në Arabi ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Madridit.
Vetëm një gol u shënuar në këtë pjesë të parë me Real Madridin që ka kaluar në avantazh me golin e kroatit Luka Modric të realizuar në minutën e 38’ të ndeshjes, transmeton KosovaPress.
Skuadra e Carlo Ancelotti ishte më e mirë edhe në posedimin e topit me 60 përqind të mbajtjes së tij, por lojë të hapur po zhvillon edhe Bilbao e cila po dëshmon se nuk është rastësisht në finalen e kësaj gare.
Ky ishte goli i Luka Modricit:
Luka Modric is timeless…
— Real Madrid Analysis (@rmdanalysis) January 16, 2022
What a goal!
pic.twitter.com/4LIMsVtfb8