​Bilall Kasami përjashton Kastriot Rexhepin nga partia

​Bilall Kasami përjashton Kastriot Rexhepin nga partia

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka njoftuar se ka përjashtuar nga partia dhe nga të gjitha funksionet partiake deputetin Kastriot Rexhepi. Ai e justifikon vendimin e tij me rastin e djeshëm ku deputeti i Rexhepi nuk u paraqit në Kuvend dhe për rrëzimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishin dakorduar në parti.


Kasami nëpërmjet një statusi në “facebook” me këtë veprim, deputeti Kastriot Rexhepi, ka dëmtuar rëndë Lëvizjen Besa.

“Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Kasami.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​Bilall Kasami përjashton Kastriot Rexhepin nga partia Kastriot Rexhepi shkon në polici Deputeti që mungoi në rrëzimin e Qeverisë në Maqedoni: Emocionet duhet lënë anash Opozita maqedonase dështon në sigurimin e votave të nevojshme për të rrëzuar qeverinë ​S’ka kuorum në seancën për rrëzimin e Qeverisë së Maqedonisë, kaq deputetë janë Seanca për rrëzimin e Qeverisë së Maqedonisë pritet të dështoi, nuk merr pjesë një deputet Nënkryetari i Kuvendit: Talat Xhaferi të kthehet ta mbaj seancën Kasami pas vendimit të Rexhepit: Nuk kam informata se çka ka ndodhur ​Këshilli i përgjithshëm i LSDM-së nuk pranoi dorëheqjet e Zaevit […]

Komentet janë të mbyllura.