​Biden: Nuk ka prova të qarta që Putini po tërheq të gjitha trupat nga Kievi

​Biden: Nuk ka prova të qarta që Putini po tërheq të gjitha trupat nga Kievi

Presidenti amerikan u ka thënë gazetarëve se është skeptik ndaj pretendimeve ruse se do të tërhiqte trupat nga Kievi dhe do të fokusohej në lindje të vendit.

“Është një pyetje e hapur nëse ai në të vërtetë po tërhiqet”, u tha Joe Biden gazetarëve.


“Deri tani, nuk ka asnjë provë të qartë se ai po tërheq të gjitha forcat e tij nga Kievi. Ka gjithashtu prova që ai po forcon trupat e tij në zonën e Donbass”, tha ai, raporton BBC.

“Nuk e di përgjigjen, duket deri tani… ideja se ai po tërheq të gjitha trupat e tij nga rrethi i Kievit dhe po lëviz në jug – nuk ka asnjë provë që ai e ka bërë këtë”, shtoi ai.

Lexo edhe

Video