​Biden do të vizitojë sot kufirin Poloni-Ukrainë

​Biden do të vizitojë sot kufirin Poloni-Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden do të udhëtojë të sot në një qytet pranë kufirit polako-ukrainas në pjesën e fundit të udhëtimit të tij katër-ditor në Evropë.

Air Force One do të zbarkojë në qytetin polak të Rzeszow, disa kilometra nga kufiri me Ukrainën, shkruan BBC.

Gjatë vizitës së tij, Biden pritet të takohet me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të SHBA-së, pjesë e dislokimit gjithnjë e më muskuloz të NATO-s në krahun e saj lindor.

Ai do të marrë gjithashtu një informim për situatën e rëndë humanitare në Ukrainë. Më shumë se dy milionë refugjatë kanë ikur në Poloni. Në Varshava janë strehuar rreth 300,000 refugjatë ukrainas.

Biden do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda për të falënderuar vendin për përpjekjet e tyre humanitare.

Udhëtimi i Presidentit të SHBA vjen pasi Perëndimi përballet me pyetje urgjente se çfarë do të bëjë më shumë për të ndihmuar ukrainasit që janë ende në vend duke i bërë ballë sulmit rus.

Ndërkohë që të enjten presidenti amerikan mori pjesë edhe në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s, që u mbledhë pikërisht për Ukrainën.


Pas takimit me krerët e Aleancës Veri-Atlantike në Bruksel, presidenti Biden tha s e janë të vendosur të mbështesin përpjekjet e përshkruara gjatë takimit urgjent të NATO-s menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Shtetet  e Bashkuara janë të përkushtuara të ofrojnë mbi 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën që kur unë u bëra president. Sistemet kundërajrore, sistemet kundër armaturës, municionet dhe armët tona po derdhen në Ukrainë ndërsa flas unë. Dhe sot, unë po njoftojë Shtet e Bashkuara janë të gatshme të angazhojnë më shumë s e1 miliard dollarë ndihmë humanitare për të ndihmuar në lehtësimin e miliona ukrainasve të prekur nga lufta në Ukrainë”, u shpreh Biden.

Ai tha edhe se ShBA është gati të mirëpresë 100.000 refugjatë ukrainas në vend. Presidenti po ashtu konfirmoi sanksione të reja ndaj qindra individëve dhe anëtarëve të qeverisë ruse.

E Biden nga Brukseli theksoi se vendi i tij do të përgjigjet nëse presidenti rus, Vladimir Putin përdor armë të shkatërrimit në masë, por se përgjigja do të varet nga situata.

Biden po beson që Rusia duhet të largohet edhe nga Grupi i 20-ës pas sulmit ushtarak në Ukrainë.

Në konferencën pas samitit, Biden u pyet edhe se a duhet presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky të lëshojë ndonjë territor në mënyrë që të arrihet një armëpushim me Rusinë, e për çka ai tha se kjo u takon ukrainasve. Por që u shpreh se nuk beson se ukrainasit duhet ta bëjnë këtë.

“ky është një vendim total i bazuar i Ukrainës. Asgjë për Ukrainën pa Ukrainë. Unë nuk besoj se ata duhet ta bëjnë këtë.

Ukraina që nga mëngjesi i 24 shkurtit po përballet me agresionin rus.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.