​Bernardo Silva paralajmëron bashkëlojtarët para përballjes me Maqedoninë e Veriut

​Bernardo Silva paralajmëron bashkëlojtarët para përballjes me Maqedoninë e Veriut

Përballja me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen vendimtare e cila do të përcaktojë se cila nga këto dy skuadra do të luajë në Kampionatit Botëror “Katar 2022”, nuk pritet të jetë aq e lehtë për Portugalinë.

Në një situatë më të zakonshme portugezët pritej që të përballeshin me Italinë në këtë fazë, por befasia që ia bëri Maqedonia e Veriut duke fituar me rezultat 1-0 ndaj skuadrës së drejtuar nga Roberto Mancini ishte e dorës së parë.

Gjithsesi, njëri nga yjet më të mëdhenj të Portugalisë, Bernardo Silva ka thënë se ata do të përballen me një ekip shumë agresiv dhe se presioni para kësaj ndeshje është shumë i madh, përcjellë KosovaPress.


“Ata janë një ekip agresiv, do të na bëjnë presion dhe do të vijnë me shumë besim. Por presioni tek ne ka ekzistuar gjithmonë, sepse nuk ka të bëjë me rivalin, është për të shkuar në Kupën e Botës.Ne duhet të jemi në Katar dhe nuk mund të zhgënjejmë tifozët tanë”, tha Silva.

Ylli i Cityt ka shtuar se ekipi duhet të qëndrojë i fokusuar dhe të arrijnë obkjektivin e madh.

“Ju hani mirë, flini mirë dhe qëndroni të fokusuar. Skuadra jonë është plot me lojtarë me eksperiencë që janë mësuar të luajnë ndeshje vendimtare për klubet më të mëdha në Evropë”.

“Ne të gjithë e dimë se si funksionojnë ato lojëra dhe ne duhet të punojmë shumë dhe të qëndrojmë të fokusuar në objektivin tonë që është të shkojmë në Katar”, tha në fund ai.

Lexo edhe

Video