​Berisha: Sot referendumi i lirisë, shpresës, fitores

​Berisha: Sot referendumi i lirisë, shpresës, fitores

Ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berishës thotë se sot do të jetë referendumi i lirisë, shpresës e fitores. Ai ka bërë thirrje që të gjithë të votojnë për këtë.


“Sot referendumi i lirisë, shpresës, fitores! Të gjithë të votojmë”, ka shkruar Berisha.

Partia Demokratike dhe demokratët përjetojnë sot një tjetër zhvillim në historinë e krijimit të saj. Pas përplasjeve brenda radhëve të saj, anëtarësia dhe të zgjedhurit e Partisë Demokratike përballen sot mes Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha dhe referendumit për shkarkimin e tij. Delegatët e Kuvendit të mbledhur në 11 dhjetor votuan shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar partie dhe që prej mëngjesit të sotëm anëtarët janë ftuar të ratifikojnë vendimin.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.