​Berisha: Jam këtu për të shënuar gola dhe për t’i dhënë tituj Prishtinës

Klubi i Prishtinës sot ka prezantuar sulmuesin më të ri në skuadër, Besart Berishën. Në konferencën e mbajtur për shtyp Berisha ka thënë se ndihët shumë i lumtur që do të luajë për kampionin aktual të Kosovës në futboll.

Ai ka thënë se ishte në kontakte me kryetarin Remzi Ejupi dhe se mezir pret ta fillojë këtë aventurë të re.

“E falënderoj kryetarin dhe klubin që ma ka dhënë mundësinë të vij në këtë klub me të vërtetë shumë të mirë dhe për mendimin tim më i madhi në Kosovë. Gjithmonë e kam pasur një dëshirë edhe sa herë që kam ardhur në pushime e kam përcjellur Prishtinën dhe kam pasur shumë kontakte me këtë klub. Jam shumë i lumtur që kam ardhur dhe mezi po pres të fillojë dhe të bashkohem me skuadrën, stafin, trajnerin dhe t’ia fillojë stërvitjeve.”, tha Berisha.

Berisha më tutje shtoi se mezi e priste këtë moment dhe se pranoi ta nënshkruante kontratën pa asnjë hezitim.


“Dy vitet e fundit e kam pasur një ndjenjë që kisha dëshirë të kthehem, të bashkohet, të vij dhe të luajë në Kosovë… Gjithmonë e kam pasur këtë dëshirë. Unë me kohë të gjatë e njoh klubin. E njoh kryetarin edhe kam shumë respekt dhe kështu gjithmonë ka qenë një derë e hapur dhe një mendim e dëshirë që kisha të bashkohesha me klubin dhe të punojë me Prishtinën dhe kur erdhi momenti dhe kemi folur isha do të thotë për të ardhur dhe isha shumë i lumtur kur erdhi momenti për nënshkrimin e kontratës.”, tha Berisha.

Sa i përket objektivave, Berisha tha se synon që të shënojë sa më shumë gola dhe ta ndihmojë Prishtinën drejt titujve.

“Dëshira ime si sulmues është së pari të fitojë dhe të shënojë gola. Ajo është puna ime dhe unë do ta marr me shumë seriozitet dhe të punojë shumë për punën që gjithmonë e kam bërë…Dëshira ime është jo vetëm golat por të fitojmë si klub edhe ndonjë titull dhe kjo është shumë me rëndësi për mu. Më shumë se arritjet individuale për mua është shumë me rëndësi të fitojë ndonjë titull dhe të bëjë histori me klubin”, tha Berisha.

Më tutje Berisha tha se do të provoje ta ndihmojë Prishtinën ta mbrojë titullin e fituar në sezonin e kaluar.

Lexo edhe

Video