​Benzema-Mbappe, dyshja që po e ngjall imagjinatën e tifozëve të Real Madridit

​Benzema-Mbappe, dyshja që po e ngjall imagjinatën e tifozëve të Real Madridit

Ndërsa Franca fitoi trofeun e Ligës së Kombeve të dielën në mbrëmje në “San Siro” duke e mposhtur Spanjën me rezultat 2-1, shumë tifozë të Real Madridit kanë mundur ta zhvillojnë imagjinatën e tyre se kjo dyshe shumë shpejtë mund të shënojë gola edhe për skuadrën e tyre.

Ishte pikërisht Karim Benzema lojtari që në shumë intervista ka deklaruar se herët apo vonë Mbappe do të luajë për Real Madridin, derisa madrilenët provuan seriozisht për të siguruar shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar veror, përcjellë KosaovaPress.


PSG refuzoi ofertën prej 200 milionë eurove, por mundësia për t’i vazhduar negociata mes dy klubeve vazhdon të jetë e hapur.

Një tentative tjetër serioze nga Reali për Mbappen pritet të bëhet në verën e ardhshme, por nuk përjashtohet as lëvizja në muajin janar.

Lexo edhe

Video