​Belgjika me mungesa thelbësore për sfidën me Italinë, formacionet e mundshme

​Belgjika me mungesa thelbësore për sfidën me Italinë, formacionet e mundshme

Përveç ndeshjes Zvicër – Spanjë, sfida tjetër shumë interesante në kuadër të Euro 2020 është ajo ndërmjet Belgjikës dhe Italisë, e vlefshme për kualifikim në fazën gjysmëfinale të këtij turneu.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, përcjellë KosovaPress.

Sa i përket formacioneve, Belgjika vjen shumë e hendikepuar në këtë ndeshje me disa mungesa thelbësore. Të sigurta janë mungesat e Castagne, Chadil dhe Mignolet, ndërsa në dyshime serioze janë edhe dyshja kryesore e skuadrës, Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard të cilët pësuan lëndime në ndeshjen kundër Portugalisë.


Nga ana tjetër, Italia ka vetëm mungesën e Alessando Florenzit, ndërsa në dyshim është paraqitja e Giorgio Chiellinit, por lojtari i Juventusit tha dje në konferenc për media se është i gatshëm për të luajtur.

Këto janë formacionet e mundshme:

Belgjika: (3-4-2-1): Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, Hazard; Mertens, Carrasco; Lukaku

Italia: (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: